Grubi: Do ta ç’lirojmë degën e Çairit/ Osmani tregon punësimin e shqiptarëve nëpër ministri me përqindje

BDI-dega Çair ka mbajtur mbledhje, ku në fjalimin e tij Grubi dhe Osmani thanë që kjo degë ka qenë e uzurpuar dhe nuk u dha mundësinë të gjithve por vetëm një grupacioni, njofton Klan M. Grubi mes tjerash tha se rreth i ngushtë që e ka uzurpuar degën e Çairit deri dje, nga tani e tutje do të çlirohet.

”Shif sa tri djem, vajza jashtë ka gjithashtu, kush ju dha mundësinë bre me e demostru veten me e shfaq veten se sa dini, sa mundeni ma shumë se na, jeni ma t’mir se na se ju kemi uzurpu ju kemi ngulfat, kush ka ardh me ju ballafaqu, me ju dhënë një dorë për me dëshmu veten në çdo institucion duke i dhënë shansin që tbëhet më i mir se ministri, më i mirë se sekretari shtetëror, më i mir se drejtori, zv/drejtori, zv/ministri. Mbi 10 vjet i kemi mbajtur njerëzit në shtëpi, ja ktu i shoh nga i pari deri te i fundi cilit ju dha shansa me e dëshmi që është më i miri se sa një rreth i ngushtë që e ka uzurpuar degën e Çairit deri dje, un juve ju uroj ditën e çlirimit të degës BDI-Çair dhe ju mos na lini rehat sepse liria është e shtrejtë” – tha Grubi nga Çairi.

Bujar Osmani mes tjerash, siç njofton Klan M, përmendi përfaqësimin e shqiptarëve nëpër Ministritë ku udhëheqin shqiptarët, ku shënon rritje në përqindje.

”Do mar vetëm disa shembuj, Ministria e Shoqëris Informatike dhe Administratë – shqiptar 30%, 0% ishte para disa viteve. Ministria e Kulturës – 27% shqiptar, Ministria e Pushtetit Lokal – 45% shqiptar. Ministria e Sistemit Politik e ka tepru – 85% shqiptar. Ministria e Punëve të Jashtme – 26% shqiptar, Ministria e Drejtësisë – 36% shqiptar, Ministria e Ekonomisë 48% shqiptar, Inspektorati devizor 29%” – tha Bujar Osmani. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share