Grubi: 3 milionë euro destinohen për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina”

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndarë 3 milion euro për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina”, apo siç njihet ndryshe “Rruga për Kosovë”.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, teksa shton se me këtë investim rregullohet një artierie e rëndësishme e trafikut.

”Qeveria tashmë i ka ndarë 3 milion euro, nga gjithsej 6 milion euro vlerë, qytetit të Shkupit për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina”, ose siç njihet gjërësisht “Rruga për Kosovë” (në Vizbeg), deri tek qarkorja e Shkupit.
Në bashkëbisedim dhe bashkëpunim me kryetaren e Shkupit, Danella Arsovska, e cila do ta realizojë projektin, kemi filluar përgatitjet e fundit administrative në Qeveri dhe në Ministrinë e Transportit për ta nisur dhe përfunduar edhe këtë arterie të rëndësishme të trafikut” – shkruan Artan Grubi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share