Gruaja shtatzënë e cila është vrarë ishte në javën e fundit të shtatzanisë (VIDEO)

Gruaja shtatzënë dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj

Një grua shtatzënë është qëlluar me armë para klinikës së gjinekologjisë në Prishtinë.

“Gruaja e vrarë në Klinikën Gjinekologjike këtu në Prishtinë ishte në javën e fundit tështatzënisë”
, raporton gazetarja Blerta Dalloshi Berisha nga Prishtina.

Dyshohet se ajo është vrarë nga bashkëshorti i saj me të cilin thuhet se ishte në proces divorci.

Policia e ka konfirmuar rastin.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Vrasja e dyfishtë në oborrin e QKUK-së ndodhi 5 ditë pas vrasjes së një tjetër gruaje nga bashkëshorti i saj me sëpatë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share