Një vrasje e rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Pejës, në mëngjesin e hershëm te së martës. Burri e ka vrarë gruan e tij në banesën e tyre.
Çifti kanë tre fëmijë nga kjo martesë.
Detaje shtesë ka dhënë zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikqi i cili tha se i dyshuari është dërguar në stacion policor dhe i është konfiskuar armë.
Ndërkohë, janë duke pritur Institutin e Mjekësisë Ligjore për ta tërhequr trupin e viktimës.
Gruaja e vrarë sot në Pejë është Gjyljeta Ukella.
Ndryshe lajmin e ka konfirmuar dhe policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 08:15, Policia është informuar se në rrugen Bill Clinton në Pejë, ka ndodhur një rast, Policia menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjës gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilet kanë konstatuar vdekjen e viktimës ( femër), i dyshuari këtij rasti është arrestuar dhe ndodhet ne objektet e Stacionit Policor në Pejë”, thuhet në njoftim.