Gruaja nga Çairi e sulmon dhe i merr paratë të moshuarës 80 vjeçare

Nj[ grua 80 vjeçare ka qenë viktime e dhunës fizike të ushtruar nga një grua më e re në moshë nga Shkupi. Përveç sulmit, të moshuarës i janë marrë edhe paratë, por pas ndërhyrjes së policisë, e dyshuara për sulmin u arrestua, ndërsa paratë i janë kthyer gruas së moshuar, përcjell KlanM.

“Me datë 06.03.2023 në ora 13:20, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Çair e kanë privuar nga liria F.E (39) nga Shkupi. Ajo dyshohet se rreth orës 11:30 e ka sulmuar fizikisht V.D (80) nga Shkupi në shtëpinë e saj në zonën e Çairit dhe i ka marrë para. Paratë e vjedhura u gjetën dhe iu kthyen pronares, ndërsa F.E u ndalua në komisariat. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share