“Gruaja Latine në Muzikë”, Shakira e para që do të marrë këtë çmim nga “Billboard”

Shakira është e para këngëtare që do të marrë çmimin si “Gruaja Latine në Muzikë” nga revista prestigjioze amerikane Billboard.

Më 7 Maj, kjo revistë do të japë për të parën herë këtë trofe, që do t’i shkojë yllit kolumbian të rrymave Pop, Rock dhe Latin.

46-vjeçarja ka një karrierë të gjatë në botën e muzikës, të cilën e nisi që në vitin 1990, për t’u shndërruar shumë shpejt në një yll. Ajo numëron 12 albume.

Hitin e saj më të fundit të publikuar në Mars “Te kedo grande“, 46-vjeçarja ia kushton ndarjes me ish-bashkëshortin Zherar Pike, i cili e la për të dashurën e re Klara Çia Marti. Javët e fundit, ajo u zhvendos nga Barcelona në Majemi së bashku me dy fëmijët e saj.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share