ZV/KRYEMINISTRJA GRKOVSKA NË SHBA
Në kuadër të vizitës së punës në SHBA, Zv/Kryeministrja e ngarkuar për politika të sundimit të mirë, Slavica Grkovska, ka marrë pjesë në një debat publik në Uashington në Universitetin “Xhon Hopkins” bashkë me ekspertin për Ballkanin Edvard Xhozef.
“Përse është aq e vështirë lufta kundër korrupsionit në vendin tim?” ka qenë tema e debatit në Universitetin Xhon Hopkins në Uashington, ku Zv/Kryeministrja Grkovska ka debatuar me ekspertin për Ballkanin, Edvard Xhozef.
Ajo ka komentuar edhe nismën e saj për ndryshime të Ligjit për masa restriktive.
”Përkundër reagimeve të disa individëve, jam e bindur se nuk mund të jetë antikushtetuese nëse dikush dëshiron të definojë procedurë të rregulluar me ligj, që institucionet kompetente të mund të veprojnë edhe të hapin lëndë për personat që janë në “listë të zezë” të SHBA-së” – tha Slavica Grkovska.
Por, gjatë një interviste për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedone, Zv/Ministrja Grkovska, është poyetur nëse me zyrtarët e lartë amerikanë ka biseduar për zgjerimin potencial të “listës së zezë” amerikane.
“Shpresoj së kjo listë të plotësohet edhe më shumë. Cdoherë duhet ndihma shtesë nga partnerët tanë ndërkombëtarë, që t`I nxisin institucionet e vendit ta bëjnë punën e tyre. Por, kjo është punë e institucioneve të vendit. Neve na duhen njerëz të guximshëm. Për shkak të mungesës së efikasitetit dhe rezultateve nga gjyqësori, ekziston një mendim I përgjithshëm se nuk mund të jemi të kënaqur me luftën kundër krimit dhe korrupsionit” – tha Slavica Grkovska.
Eksperti për politikë të jashtme, Edvard Xhozef, I cili si njohës I situatës në Ballkan, kishte inicuar debatin, korrupsionin në Maqedoninë e Veriut e ka cilësuar si endemike duke pohuar se kjo pengon progresin ekonomik dhe destabilizon jetën politike dhe shoqërore.