Grkovska: Me padurim e pres shpalosjen e listës së zezë

Zv kryemnistrja e ngarkuar për Politikat e Qeverisjes së Mirë, Sllavica Grgovska, thekson se me padurim e pret listën e zezë, të zgjeruar të paralajmëruar për 19 persona, funksionarë të lartë, përfshirë edhe persona nga RMV. Ajo vlerësoi se çdo ndihmë në luftën kundër korrupsionit është e mirëseardhur.

“Me padurim e pres listën e re të zgjeruar. Emrat që deri tash u shpalosën i shoh vetëm si hyrje në procesin e mëtutjeshëm, megjithatë përsëri do të them se detyra kryesore është e institucioneve tona, liderëve tanë, e të gjithë neve. Në të gjitha mënyrat e mundshme të tregojmë se mundemi, kemi kapacitet të ndërtojmë një shoqëri dhe institucione që me sukses mund të ballafaqohen me çfarëdo problemi”, tha Sllavica Grkovska, Zëvendëskryeministre për Qeverisje të Mirë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share