Europa po përjeton gripin më shkatërrues të shpendëve të regjistruar ndonjëherë në Kontinentin e Vjetër për më shumë se një vit, pasi rreth 50 milionë zogj janë therur në fermat ku u zbulua virusi.
Sipas autoriteteve shëndetësore nga tetori 2021 deri në shtator 2022 Evropa po goditet nga gripi i rëndë i shpendëve. Sipas raportit të Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore , Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve dhe Laboratorit Komunitar të Influencës Aviane, 37 vende janë prekur dhe 2500 raste janë identifikuar në fermat e shpendëve.
Humbjet në pula, rosa apo gjela në fermat e shpendëve janë në fakt më të larta pasi numri i 50 milionë zogjve të therur nuk përfshin therjet për arsye parandaluese rreth rasteve të sëmundjes.
EFSA thekson se virusi nuk u zhduk as në verë. Dhe kur erdhi vjeshta, epidemia u përkeqësua në krahasim me vitin e kaluar, me raste të regjistruara në më shumë se 35% të fermave të shpendëve.
Virusi është zbuluar gjithashtu më shumë se 600 herë te shpendët e egër, veçanërisht te shpendët e ujit (rosat, mjellmat).
Me kërkesë të Komisionit Evropian, EFSA po shqyrton disponueshmërinë e vaksinave për HPAI dhe po studion strategjitë e mundshme të vaksinimit”, shtohet në deklaratë.
Rezultatet e këtij studimi, që priten me padurim nga mbarështuesit, do të shpallen në gjysmën e dytë të vitit 2023./tvklan.al