Grevë në aeroportet gjermane

Shtatë aeroporte në Gjermani do të mbyllen për 24 orë duke prekur mbi 300 mijë pasagjerë

Një grevë 24-orëshe në shtatë aeroporte gjermane, përfshirë Frankfurt dhe Mynih, ka nisur duke prekur mbi 300,000 pasagjerë. Punëtorët e sindikatave kërkuan paga më të larta dhe kërcënuan se vera e këtij viti do jetë një kaos nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.

Greva përkoi me fillimin e Konferencës së Sigurisë së Mynihut, ku do të marrin pjesë më shumë se 40 krerë shtetesh dhe 60 ministra. Për shkak të ndërprerjes ministri i Jashtëm i Rumanisë do të detyrohet të fluturojë për në Austri dhe më pas të bëjë më shumë se katër orë me makinë për në Mynih, tha një zyrtar i ambasadës rumune.

Kjo grevë është e fundit në një seri grevash dhe protestash që kanë goditur ekonomitë e mëdha evropiane, duke përfshirë Francën, Britaninë dhe Spanjën, pasi çmimet më të larta të ushqimit dhe energjisë po rëndojnë në familjet europiane pas pandemisë dhe luftës në Ukrainë.

Rreth 295,000 pasagjerë janë prekur nga anulimi i rreth 2,340 fluturimeve në aeroportet e Bremenit, Dortmundit, Frankfurtit, Hamburgut, Hanoverit, Mynihut dhe Shtutgartit, sipas shoqatës së aeroporteve.

Ne me të vërtetë nuk kemi pasur një përshkallëzim të tillë.  Kur shikojmë terminalet e aeroportit këtë mëngjes, na kujton më shumë ditët më të këqija të koronavirusit,” tha Ralph Beisel drejtor i shoqatës së aeroporteve.

Sindikata gjermane “Verdi” njoftoi grevën pasi tha se përpjekjet e negociatave kolektive për stafin zyrtarët e sektorit publik dhe punonjësit e sigurisë së aviacionit kishin bërë pak përparim. Drejtuesit e sindikatave i kanë bërë presion qeverisë gjermane për një rritje të pagave me 10.5%, ose të paktën 500 Euro në muaj.

Nëse asgjë nuk bëhet për pagën tani, ne të gjithë do të jemi në një verë tjetër kaotike dhe kjo ka të bëjë me dërgimin e një sinjali vërtet të fortë ndaj qeverisë,” i tha Inforadio nënkryetarja e sindikatës gjermane e punëtoreve Verdi, Christine Behle.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share