DERI NESËR PRITET VENDIMI I MINISTRISË SË FINANCAVE
Deri nesër Ministria e Financave duhet të vendos nëse do t`i jap fund problemit me grevën e 29 punonjësve në Qendrën Shtetërore të Provimeve, që ka vënë në pikëpyetje maturën shtetërore dhe testimet tjera, njofton KlanM.
Nga Sindikata e Qendrës Shtetërore të Provimeve kanë thënë se nuk do të heqin dorë nga rritja e pagave.
Kjo ka shkaktuar panikë tek nxënësit e shkollave të mesme. Për më pak se një muaj, sic njofton KlanM, 15.620 nxënës që janë paraqitur për provimin shtetëror të maturës duhet të testohen në provimin e parë – gjuhë amtare.
Matura shtetërore është kusht për regjistrim nëpër universitete të vendit por edhe të huaj.
Unioni I Nxënësve të Shkollave të Mesme kanë bërë thirrje që kompetentët të gjejnë zgjidhje për problemin.
Këtë vit, sic njofton KlanM, matura shtetërore do të adaptohet sipas situatës në arsim dhe do të jetë më e lehtë për këtë gjeneratë të maturantëve që ishte goditur nga ndërprerjet në procesin mësimor për shkak të alarmeve për “bomba”.
Ndryshe, sic percjell KlanM, këtyre ditëve nuk është mbajtur as edhe testimi për lëndët natyrore dhe matematikë që është në kuadër të testimit ndërkombëtar TIMSS për nxënësit e klasave të katërta, që gjithashtu zbatohet nga Qendra Shtetërore e Provimeve. /KlanMacedonia/