KËRKOJNË RRITJEN E PAGAVE NJËJTË SIKURSE PËR MËSIMDHËNËSIT
Punonjësit në Qendrën Shtetërore të Provimeve kanë paralajmëruar riaktivizimin e grevës pasi institucionet kompetente, disa muaj pasi kanë pranuar kërkesat e tyre, nuk kanë asnjë përgjigje. Thonë se janë bërë ndryshime në marrëveshjen kolektive, por gjithcka ka qenë e kotë.
Për shkak të vazhdimit të grevës së Sindikatës së Qendrës Shtetërore të Provimeve, që ishte anuluar në maj të këtij viti, nuk do të zbatohet provimi professional për mësimdhënës dhe bashkëpunëtor professional, kurse nuk do të realizohet as edhe trajnimi bazë për drejtorët, por rrezikohet edhe matura shtetërore.
Nga kjo Qendër siç njofton Klan M, kanë theksuar se pagat e punonjësve janë për 25% më të vogla nga pagat e mësimdhënësve. Bëhet fjalë për 26 punonjës.
“Në këtë moment duhej të ndodh provimi professional, ku janë të invlovuar rreth 700 persona. Këto 700 persona presin provimin dhe t`u transformohet marrëdhënia e punës, por kjo nuk do të ndodh. Kjo ndoshta është më aktuale edhe nga matura, përkundër që matura është më 1 janar” – tha Emilija Boshkovska, sindikata QSHP.
Sipas QSHP-së, në Ministrinë e Financave dhe të Arsimit kanë dërguar një shkresë, ku përmendet raporti i Bankës Botërore ku thuhet se Qendra Shtetërore e Provimeve është institucioniu kyc ku është rritur vëllimi I punës për 40%, kurse është ulur numri I punonjësve për rreth 50%.
Sipas tyre, vendet e zbrazëta nuk mund të plotësohen derisa paga e këshilltarëve në QSHP është më e vogël se sa e mësidhënësve. /KlanMacedonia/