Aktivistja për klimën Greta Thunberg është larguar nga policia pasi qëndronte në shenjë proteste në mes të rrugës në qytetin Malmo të Suedisë.
Së bashku me një grup tjetër protestuesish, 20-vjeçarja kishte bllokuar rrugën për kamionët e naftës në Portin e Malmos.
Vetëm disa orë përpara se policia ta largonte nga rruga, Greta Thunberg ishte dënuar me gjobë nga një gjykatë për mosbindje ndaj urdhrit të policisë në një protestë të ngjashme muajin e kaluar, 19 Qershor.
Gjatë gjyqit ajo kishte pranuar se nuk i ishte bindur policisë, por në seancw u deklarua e pafajshme.
/tvklan.al