Gresa dhe Xheneta puthen me njëra tjetrën! Habiten banorët e BBVK

Një ngjarje e papritur ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ku dy prej banoreve më të diskutuara, Gresa dhe Xheneta, kanë habitur publikun me një veprim të pazakontë.

Teksa Vullneti po i ngacmonte të dyja gjatë një momenti loje, Xheneta befasoi të gjithë duke iu hedhur në përqafim Gresës dhe duke e puthur atë në buzë.

Ky veprim i papritur ka ngjallur reagime të shumta si brenda shtëpisë ashtu edhe jashtë saj, ku shikuesit kanë filluar të spekulojnë mbi marrëdhënien mes tyre.

Situata bëhet edhe më intriguese duke pasur parasysh që Gresa dhe Xheneta kanë qenë shpesh herë në qendër të debateve dhe kundërshtimeve të ashpra me njëra-tjetrën gjatë gjithë spektaklit.

Ndërsa tensionet mes tyre kanë qenë të dukshme, ky moment i fundit ka hapur diskutime të reja nëse ky veprim do të shërbejë si një hap drejt pajtimit mes tyre apo ishte thjesht një reagim spontan i shkaktuar nga loja dhe presioni i jetës në shtëpinë e Big Brother-it.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share