Greqia vijon betejat me zjarret e shumta

SITUATË PROBLEMATIKE NË PERIFERI TË ATHINËS

Greqia vijon betejën me zjarret e shuma. Moti ekstrem me temperatura te larta dhe erërat e forta kane nxjerrë jashtë kontrolli flakët që po përpijnë banesa, automjete por edhe objekte kulti me rëndësi të vecantë. Ditën e sotme situata paraqitet më problematike në zonën e malit Parnitha pranë Athinës.

Forca të shumta zjarrëfikëse po përpiqen të kontrollojnë vatrat e zjarrit. Veç forcave të shumta tokësore këtë mëngjes janë mobilizuar edhe 6 aeroplanë dhe 7 helikopterë

Në këtë zonë po operojnë nga toka 77 mjete dhe 260 zjarrëfikës. Sërish situata mbetet e rëndë pasi erërat e forta e kanë vështirësuar shumë punën e forcave zjarrëfikëse. Tashmë flakët janë afruar shumë pranë rrugës që lidh Parnithën me Athinën dhe po shkojnë drejtë zonës turistike ku ndodhen shumë restorante.

Zjarret të shumta vijojnë ende në zonën verlindore të Greqisë. Situata mbetet alarmante në krahinën e Evros, pranë kufirit me Turqinë.  85 mjete tokësore dhe 295 zjarrëfikës të ndihmuar nga 2 aeroplanë dhe 4 helikopterë janë duke zhvilluar një betejë të vërtetë prej disa ditësh në rrethinat e qytetit të Aleksandrupolit, në pyllin Dadias dhë në zonën e Rodopit. Në këtë rajon që përdoret nga shumë emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Azia për të kaluar në Bashkimin Evropian janë regjistruar edhe viktimat më të shumta nga zjarret.

Deri më tani raportohen për 20 jetë të humbura nga zjarret, 19 emigrantë të djegur në pyllin e Dadias, pranë kufirit me Turqinë dhe nje bari.

Sipas autoriteteve greke zjarret e kësaj vere janë më të mëdhat në 30 vitet e fundit. Ne ndihme te Greqise kane shkuar ekipe zjarrfikesisht nga disa vende te bashkimit europian, përfhsirë edhe një grup nga Shqipëria./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share