Mitsotakis: Gjoba më të larta, dënime me burg për zjarrvënësit
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis paralajmëroi rritje të gjobave, si dhe burgim të menjëhershëm për ata që shkaktojnë zjarret, qoftë edhe nga pakujdesia. Mitsotakis theksoi se shkaku i zjarrit të madh në Evros po hetohet, por është thuajse e sigurt se ai është i krijuar nga njeriu dhe ka shpërthyer në vendkalimet e emigrantëve të paligjshëm.
“Edhe pse u përgatitëm më mirë se çdo vit tjetër, u përballëm me zjarre të paprecedentë. Kjo verë ishte më e nxehta, me mbi 500 zjarre ne jave. Në Dadia u shkatërruan mbi 800 mijë hektare pyje. Në Evros po hetohet shkaku i zjarrit, është thuajse e sigurt se është i krijuar nga njeriu, është në rrugët që përdorin persona që hyjnë ilegalisht në vendin tonë. Gjobat do të rriten dhe zjarrvënësit e dënuar do të duhet të kryejnë dënimin në burg edhe në rastet e neglizhencës. Kriza klimatike është këtu, duke na kërcënuar gjithnjë e më shumë të gjithëve”.
Sipas Mitsotakis Greqia do të shtojë numrin e rojtarëve të pyjeve, dronëve dhe kamerave termike. Komisioni Evropian do të japë financime për kompensimin e fermerëve dhe blegtorëve si dhe për rikthimin e sipërfaqeve pyjore.
Klan News