Zjarret janë jashtë kontrollit në rajonin e Thrakisë
Greqia është përfshirë sërish nga flakët.
Mediat greke shkruajnë se është gjetur i pajetë trupi i një bariu në një zonë pyjore në afërsi të Athinës.
Bariu është përpjekur të shpëtojë kafshët nga zjarri, por dyshohet se është asfiksuar nga tymi.
Për të shuar zjarret në zonë janë të angazhuar 52 zjarrëfikës, 16 automjete, 2 avionë dhe një helikopter.
Ndërkohë në rajonin e Thrakisë, në Greqinë verilindore, pranë Aleksandropolisit, zjarri i rënë tri ditë më parë vijon në mënyrë të pakontrolluar, i favorizuar edhe nga erërat e forta. Zjarrfikësit po përpiqen të shuajnë zjarrin drejt Parkut Kombëtar Dadia, i cili pësoi dëme të mëdha nga zjarri vitin e kaluar.
Klan News