Greqia në ‘errësirë’, fikën dritat në disa prej ndërtesave publike

Qeveria greke u ka bërë thirrje qytetarëve për të kursyer energji

Një nga urat më të gjata në botë tashmë është thuajse në errësirë. E inauguruar në prag të Lojërave Olimpike të Athinës në 2004, ura është më e veçanta në Greqi. Aty gjenialiteti dhe shpirti krijues i inxhinierëve kanë arritur të ndërtojnë një kryevepër arkitekturore.

800 nga 1500 drita janë fikur, ndërsa pjesa tjetër e tyre duhet të mbetet e ndezur. Kjo është një nga masat e qeverisë për të kursyer energji.

“Shumica e dritave të mbetura janë ato që lidhen me sigurinë. Ka ende disa kursime që mund të bëhen dhe ne po punojmë për këtë”, është shprehur menaxheri i kompanisë Gefyra Sa Panayiotis Papanikolas.

Nga ky vendim pritet të kursehet 50 megavat orë energji në vit. Edhe në ndërtesat publike po fiken dritat e jashtme .

“Qyteti i Athinës fiku dritat në zyrën e kryebashkiakut në një lëvizje simbolike për të treguar përpjekjen që po bëhet nga qyteti për t’iu përgjigjur kësaj krize energjitike”, është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i Athinës Alexandros Tsiatsiamis.

Bashkia e Athinës po zëvendëson gjithashtu 46,000 llamba në qytet me llamba LED me synimin për të reduktuar konsumin e energjisë me 60% nga 25 milion kilovat orë në vit në 10 milion kilovat orë. Në shkolla po vendosen edhe llamba të kursimit.

Me afrimin e dimrit po shtohen shqetësimet se si do të ngrohen banorët me çmimet e larta të energjisë.

Në fillim të këtij muaji, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi një seri ndihmash për shtëpitë dhe bizneset dhe rritje të pensioneve dhe pagave, ndërsa u tha grekëve të përgatiteshin për një dimër të vështirë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share