Greqia vuan nga mungesa e fuqisë punëtore dhe për të zgjidhur këtë problem shteti fqinj do të marrë punëtorë nga Egjipti.
Shteti fqinj do të marrë rreth 5,000 punëtorë sezonalë sipas një marrëveshje të vitit 2022 të nënshkruar me Egjiptin.
Plani i qeverisë së kryeministrit grek Kiriakos Mitsotakis ka fituar mbështetje të gjerë nga punëdhënësit të cilët janë të etur për të gjetur punëtorë.
Mungesa e fuqisë punëtore është si rezultat i një eksodi të punëtorëve gjatë krizës ekonomike të Greqisë, ulja e numrit të lindjeve dhe rregulla strikte të emigracionit ka bërë që të ketë shumë vende të lira në bujqësi, turizëm, ndërtim, por edhe sektorë të tjerë.
Pas një dekade vështirësish, ekonomia greke parashikohet të rritet me gati 3 për qind këtë vit, duke tejkaluar shumë mesataren e zonës Euro prej 0.8 përqind.