Greqia do të rrisë pensionet vitin e ardhshëm

Kyriakos Mitsotakis ka qenë nën presionin e opozitës së majtë për trajtimin e Covid, inflacionit dhe çmimeve të larta

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis premtoi rritje të pensioneve për herë të parë në më shumë se një dekadë. Rritja do të nisë vitin e ardhshëm, duke treguar kështu se Greqia kishte kthyer përfundimisht faqe nga kaosi financiar.

Gjatë krizës së saj financiare dhjetëvjeçare që shpërtheu në vitin 2009, Greqia u detyrua nga huadhënësit e saj ndërkombëtarë të ulë pensionet më shumë se 10 herë për të reduktuar shpenzimet shtetërore dhe për të përmbushur objektivat e saj fiskalë.

“Të gjithë duhet të përfitojnë nga rritja pa kërcënuar ekuilibrin fiskal apo konkurrencën ekonomike të vendit“, i tha parlamentit Mitsotakis, mandati i të cilit përfundon vitin e ardhshëm.

Ekonomia e Greqisë është rritur me 3.2% këtë vit shumë pak, sipas bankës qendrore, duke reflektuar rritjen e pasigurisë për shkak të luftës në Ukrainë dhe inflacionit.

Inflacioni në Greqi arriti në Maj në 11.3%. Çmimet e gazit natyror u rritën me 172.7% në bazë vjetore, ndërsa çmimet e energjisë elektrike u rritën me 80.2% dhe ato të naftës me 65.1%, treguan të dhënat zyrtare.

Kryeministri konservator ka qenë nën presionin e opozitës të majtë për të mbajtur zgjedhje të parakohshme për shkak të trajtimit të pandemisë Covid, inflacionit dhe çmimeve të larta të energjisë elektrike që kanë goditur familjet.

Një sondazh i kryer nga agjencia e sondazheve Alco për “Open TV’ përpara se të shpallte lajmin e rritjes së pensioneve, Mitsotakis dhe partia Demokracia e Re vendosi epërsinë në 8.5 pikë, ndërsa shumica e të anketuarve thanë se prisnin zgjedhje në Shtator-Tetor.

Kryeministri grek gjatë fjalës në parlament reflektoi për vitin 2015, kulmin e krizës financiare, kur grekët ishin në radhë jashtë bankave e cila ishte kriza më e keqe që kishte ndodhur ndonjëherë. “Për fat të mirë e gjithë kjo i përket së kaluarës. Sot Greqia është një Greqi ndryshe“, tha Mitsotakis.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share