Greqia, 120 milionë Euro bashkive për fotovoltaikët

Do të instalojnë 1GW energji diellore për familjet e varfra

Subvencionet për fotovoltaikët po bëhen boshti kryesor i përpjekjeve të Greqisë për të trajtuar varfërinë energjetike.

Qeveria po përgatit 120 milionë Euro subvencione që autoritetet komunale të instalojnë gjithsej 1 GigaWat energji nga fotovoltaikët.

Ministria e Mjedisit dhe Energjisë në Athinë është afër përfundimit të një programi subvencionimi komunal për instalimin e objekteve të energjisë diellore. Qëllimi është të përdoret të paktën gjysma e prodhimit si energji elektrike e lirë për familjet në nevojë.

Pjesa tjetër do të jetë për institucionet arsimore dhe sportive dhe shërbimet e kontrolluara nga autoritetet lokale. Kjo do të thotë se kopshtet, shkollat, mjediset publike, operatorët e sistemeve të ndriçimit publik, qendrat shëndetësore dhe rrjetet e ujit dhe kanalizimeve do të marrin fatura shumë më të ulëta të energjisë elektirke.

Fondi prej 120 milionë eurosh synon të mbështesë projektet për 1 GigaWat energji diellore, si nëpër çatitë e ndërtesave ashtu edhe në sipërfaqet e disponueshme të tokës.

Qeveria ka identifikuar 30,000 familje në rrezik të varfërisë energjetike. Autoritetet vendore do të duhet të krijojnë komunitete energjetike ose të marrin pjesë në to që të mund të aplikojnë për fondet.

Përveç kapaciteteve modeste në çatitë e objekteve publike, parqet fotovoltaike komunale dhe termocentralet e tjera të energjisë së rinovueshme janë koncept i ri në vend. Iniciativa të tilla po shfaqen edhe në vende të tjera në Evropën Juglindore, ndërsa në shumë vende të Europës apo në Turqi ato tashmë janë të zakonshme.

Javën e kaluar Parlamenti Europian miratoi një ligj të ri që rrit ndjeshëm objektivat e Bashkimit Europian për energjinë e rinovueshme, pasi kërkon që 42.5% e energjisë së Unionit të jetë e rinovueshme deri në vitin 2030, duke zëvendësuar objektivin aktual prej 32%.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share