Greqi: Të majtët refuzojnë mandatin për qeverinë

Zgjedhjet e reja të 25 qershorit me sistem të ri, parlamenti shpërndahet më 30 maj 

Kryetari i SYRIZA-s Alexis Tsipras, mbërriti në Pallatin Presidencial në orën 11:00 të mëngjesit të së martës për të marrë mandatin i dyti nga Presidentja e Republikës, Katerina Sakellaropoulou.

Tsipras nuk mori atë për të përshpejtuar procedurat e mbajtjes së zgjedhjeve të reja më 25 qershor.

“Kryetar i I SYRIZA-s:  Nuk kam asnjë arsye ta fsheh se rezultati i zgjedhjeve erdhi si një tronditje. Nuk ekzistojnë kushtet për të formuar një qeveri. Unë mbaj personalisht përgjegjësi të plotë për këto zgjedhje. Imagjinoni një qeveri e cila në katër vitet e para ka treguar se nuk respekton shtetin ligjor, demokracinë dhe pluralizmin, një kryeministër i cili është i gjithëfuqishëm dhe i pakontrollueshëm”, tha Alexis Tsipras.

Pa Demokracinë e Re, partitë opozitare nuk kanë vende të mjaftueshme për të formuar një qeveri koalicioni dhe të gjithë liderët e partive kanë treguar se nuk do të mbajnë bisedime për të formuar një të tillë. Syriza u referohet regjedhjeve të reja si një “betejë përfundimtare” që ende nuk ka ardhur.

Pas Tsiprasit mandatin e formimit të qeverisë do ta refuzojë edhe lideri i PASOK, Nikos Andrulakis.  Më pas presidentja e Greqisë do të thërrasë në një takim gjithë kryetarët e partive që kanë siguruar vende në parlament, për të kërkuar formimin e një qeverie teknike me kryeministër një nga tre kryetarët e gjykatave më të mëdha të vendit, Këshillit të Shtetit, Gjykatës së Lartë ose Komisionit Kontrollues.

Të dielën e 28 majit pritet të bëhet betimi i Kuvendit të ri, ndërsa të hënën më 29 maj do të zgjidhet kryesia dhe të martën më 30 maj do të shpërndahet parlamenti për t’iu hapur rrugën zgjedhjeve të reja që pritet të mbahen më 25 qershor me sistemin e zgjeruar proporcional.

Kreu i Demokracisë së Re Kyriakos Micotakis e refuzoi qëllimisht mandatin për të përfituar nga ky sistem që përveç mandateve të drejtpërdrejta të përfitojë mandate bonus.  Këto zgjedhje do të zhvillohen sipas një sistemi përfaqësimi gjysmë-proporcional, me një bonus të shkallëzuar të numrit të mandateve, duke rritur shanset për një fitore të plotë për partinë e Mitsotaqisit. Nga ana tjetër të gjitha partitë kanë të drejtë të kandidojnë sërish./KlanNews

GAZETARE: LIVIA KALLFA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share