Greqi: Shqiptari hyn për të vjedhur, pronari i banesës e qëllon me pushkë

Një tentativë grabitje e një banese në Greqi ka përfunduar me një të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në Selanik në zonën Neo Rysio të mërkurën.

Sipas mediave greke, një 40-vjeçar tentoi të hynte në një banesë për të vjedhur. Por brenda shtëpisë ndodhej qiramarrësi, i cili sapo pa të dyshuarin që po hynte brenda e qëlloi me pushkë në këmbë duke e lënë të plagosur.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë dhe ambulanca. I plagosuri u dërgua në spital i shoqëruar edhe nga policia.

Autoritetet i kanë arrestuar të dy, si autorin e dyshuar që mbeti i plagosur, por dhe pronarin e shtëpisë deri në sqarimin e rrethanave. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share