Greqi: Janis Sarmas merr postin e kryeministrit të përkohshëm

Zgjedhjet e reja do të mbahen me një sistem të ri përfaqësimi gjysmë-proporcional

Qeverinë tranzitore të Greqisë do ta drejtojë Janis Sarmas, kryetari i Gjykatës Kushtetuese. Pas përfundimit të takimit të presidentes me krerët e partive politike që zgjati më pak se gjysmë ore, Sarmas, shkoi në Pallatin Presidencial, për të marrë detyrën e kryeministrit të përkohshëm.

Në vazhdim, do të mblidhet e Kuvendi të dielën më 29 maji me të vetmin qëllim për betimin e deputetëve. Ndërsa të hënën më 30 maj do të rizgjidhet në krye të Kuvendit, Konstantinos Tassoulas.

Brenda të njëjtës ditë do të zhvillohet thirrja dhe më pas shpërndarja e Kuvendit me një dekret të ri të Presidentes dhe përcaktimin zyrtar të ditës së zgjedhjeve të reja.

Greqia hyri në këtë periudhë tranzitore pasi tre partitë kryesore që dolën nga zgjedhjet e 21 majit, refuzuan mandatin e formimit të një qeveria koalicioni.

Partia Demokracia e Re e kryeministrit Qrijakos Mitsotaqis, fitoi me 40.1%, por pa mundur të arrijë një shumicë absolute për të qeverisur e vetme.

Gjatë takimit të së mekurës së presidentes me krerët e partive politike u diskutua për emrat e qeverisë së përkohshme. Në qeverinë e përkohshme, ministër i Jashtëm emërohet Vassilis Kaskarelis dhe ministër i Mbrojtjes, Pavlos Apostolidis.

Mediat atje shkruajnë se ka pasur marrëveshje të fshehta për zgjedhjen e ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes, duke qenë se Turqia do të ketë një qeveri pas zgjedhjeve të së dielës.

Në zgjedhjet e reja do të zbatohet sistemi i përfaqësimit gjysmë-proporcional, me një bonus të shkallëzuar të numrit të mandateve, duke rritur shanset për një fitore të plotë për partinë e Mitsotaqisit. Por me sistemin e ri mund të hynë në parlamente parti të reja, çka do ta bëjë të pamundur formimin e qeverisë vetëm nga një parti./KlanNews

Lexo gjithashtu
Total
0
Share