Ministri i Mbrojtjes është zotuar se do të sjellë para përgjegjësisë të gjithë autorët
Autoritet greke kanë arrestuar 79 persona për zjarrvënie të qëllimshme.
Zjarret e ditëve të fundit u kanë marrë jetën rreth 20 personave ndërsa shumë qytetarë kanë humbur banesat e tyre.
Sipas ministrit të Mbrojtjes, Vassilis Kikilias ka patur disa përpjekje nga zjarrvënësit për të ndezur zjarre të reja në malin Parnitha, në veriperëndim të Athinës.
Në një konferencë për shtyp ministri ju drejtua atyre.
“Ju jeni duke kryer një krim kundër vendit. Zjarrëvënësit po ndezin zjarre që kërcënojnë pyjet, pronat dhe mbi të gjitha jetët njerëzore. Nuk do të ikësh, do të gjejmë dhe do të mbash përgjegjësi.”
Qindra zjarrfikës në të gjithë Greqinë janë duke luftuar me zjarret vdekjeprurëse. Por kërcënimi nga zjarret për malin Parnitha, një zonë e njohur si “mushkëritë” e Athinës, ka shkaktuar zemërim në mesin e qytetarëve.
Jo vetëm shteti fqinj, por edhe vende të tjera në Evropë si në Francë, Spanjë dhe Itali ka patur një valë tjetër të nxehti ku ditën e enjte termomentri ka regjistruar temperatura ekstreme.
Klan News