Greqi/ 52-vjeçarja i vendos flakën burrit shqiptar

Një krim ka ndodhur në një familje shqiptare në lagjen “Agios Panteleimoni” në Athinë, ku një grua dyshohet se i ka vendosur flakën bashkëshortit të saj.

Sipas mediave greke, një burrë 57-vjeçar me origjinë shqiptare ishte spërkatur me lëndë djegëse dhe i ishte vënë flaka.

Ai ka pësuar djegie të rënda dhe ndodhet në spital. Gruaja 52-vjeçare i tha policia greke se bashkëshorti i saj i vendosi flakën vetes.

Por nga hetimet, autoritetet greke zbuluan se 52-vjeçarja kishte gënjyer dhe pas një debati të fortë që kishte patur mes çiftit, 52-vjeçarja spërkati me lëndë djegësë bashkëshortin dhe i vendosi flakën.

Gruaja është arrestuar, ndërsa 57-vjeçari ndodhet në spital në gjendje të rëndë. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share