Grenell: Thaçi të lirohet menjëherë, evropianët po bëjnë punë të pistë

Ish-i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Për plagën që i është shtuar dhimbjeve të luftës së Kosovës, mbajtjen e Thaçit në burg, Grenell tha se evropianët po bëjnë një punë të pisët.

“Kryeministri Rama ka folur shumë hapur për z.Hashim Thaçi dhe çfarë po bëjnë evropianët në gjykatën e drejtësisë në Hagë. Ai e ka quajtur Thaçin peng, dhe kjo që po bëjnë evropianët është skandaloze. Duhet të jemi të aftë e të shohim përpara. Duhet ta lirojnë Thaçin, duhet ta pranojnë se çështja e Jack Smith ishte politike. Evropianët duket sikur po bëjnë një punë të pistë për shkak të politikës”, tha Grenelli në Top Channel.

Ai ka folur edhe për Donald Trumpin dhe ndikimin e tij në Ballkan.

Në këtë intervistë, përfaqësuesi i Trumpit për marrëveshjen Kosovë-Serbi, shprehet se ai u caktua për të formuar ato marrëdhënie mes dy palëve, Kosovës dhe Serbisë dhe kurdo mund të trokiste në derën e Presidentit për të diskutuar nga afër, ndërsa thotë se kjo mungon në kohën e tanishme me Bidenin.

“Ai do të bëjë shumë për Ballkanin dhe ka vendosur që personi që do të formojë këto marrëdhënie ekonomike jam unë. Mund të shkoja në zyrën e tij kur të doja kur ishte në pushtet dhe të diskutoja për Ballkanin. Kritika për Bidenin është se nuk kemi askënd të tillë. Personat e vënë në drejtim në Ballkan janë njerëz që nuk e njohin zotin Biden, që nuk mund të hynë kurrë në atë ndërtesë”, tha Grenelli mes tjerash.

Tutje, ai tha se në kohën kur negocionte mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarët nuk ishin pjesë e tryezës.

Grenell shprehet se këdo që zgjedhin shqiptarët në krye të qeverisë, pozicioni është i rëndësishëm për Amerikën dhe Shqipëria është jashtëzakonisht e rëndësishme.

“Nga perspektiva ime, kur unë bëja negociata mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarët nuk ishin në tryezë, nuk kisha biseda mes ta. Unë po negocioja me Vuçiqin dhe Thaçin, si dhe kryeministrin Hoti. Mendoj këdo që zgjedhin shqiptarët për kryeministër, ai do të jetë gjithnjë në pozicion të rëndësishëm për qeverinë amerikane, se është pjesë e NATO-s, ulet në tryezat e NATO-s. Është një vend jashtë mase i rëndësishëm. Duke pasur Shqipërinë, na ndihmon me Turqinë, me të cilën kemi pasur probleme politike. Kjo ndihmë ka qenë e rëndësishëm. Cilido qoftë kryeministri, ai duhet të jetë dikush që punon me amerikanët për shumë çështje”, deklaroi Grenelli në këtë intervistë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share