Grekët përgatiten për zgjedhjet e dyta

ZGJEDHJET VIJNE NE SFONDIN E TRAGJEDISE KU HUMBEN JETEN 82 EMIGRANTE

Greqia shkon këtë të dielë në zgjedhjet e reja. Në zgjedhjet e reja do të zbatohet sistemi i përfaqësimit gjysmë-proporcional. Zgjedhjet e reja vijnë në sfondin e tragjedisë në Pylos ku humbën jetën 82 emigrantë. Mitsotakis është shprehur se çështja e migracionit kërkon politikë europiane në mënyrë që rrjetet e mjera kriminale që trafikojnë njerëz të dëshpëruar të marrin ndërshkimin.

Grekët po përgatiten të shkojnë në kutitë e votimit për herë të dytë këtë vit të dielën.

Vendi aktualisht qeveriset nga një administratë e përkohshme, pasi të gjitha partitë nuk arritën të sigurojnë shumicën e plotë të nevojshme për të qeverisur pa formuar një koalicion në zgjedhjet e 21 majit. Zgjedhjet e reja kombëtare paraqesin dy dallime të rëndësishme në krahasim me garën e majit të kaluar pasi ato do të zhvillohen me sistemin e zgjeruar proporcional.

Në zgjedhjet e reja do të zbatohet sistemi i përfaqësimit gjysmë-proporcional, me një bonus të shkallëzuar të numrit të mandateve, duke rritur shanset për një fitore të plotë për partinë e Mitsotaqisit. Por me sistemin e ri mund të hynë në parlamente parti të reja, çka do ta bëjë të pamundur formimin e qeverisë vetëm nga një parti.

Këto zgjedhje vijnë në sfondin e tragjedisë ku humbën jetën 82 emigrantë në Pylos në jug të Greqisë. Ish-kryeministri Kyriakos Mitsotakis, shkroi në Tëitter se shpëtimi i sa më shumë jetëve të pafajshme ka përparësi për momentin.

Të gjithë jemi shumë të tronditur nga mbytja e anijes në ujërat ndërkombëtare në Mesdhe, në jugperëndim të Peloponezit. Partia Demokracia e Re është në dispozicion të qeverisë së përkohshme. Këto janë momente solidariteti dhe humaniteti. Ky incident i ri tregon në mënyrë dramatike se çështja e migracionit mbetet një problem që kërkon një politikë kohezive evropiane në mënyrë që rrjetet e mjera kriminale që trafikojnë njerëz të dëshpëruar të marrin ndërshkimin.

Udhëheqësi i partisë opozitare greke Syriza, Alexis Tsipras, ka kritikuar gjithashtu politikën e migracionit të Bashkimit Evropian për kthimin e Mesdhetut në një varrezë.

Dua të them se fatkeqësisht në këtë Evropë ku lindën idetë e mëdha dhe vlerat e mëdha iluministe dhe vlera e jetës njerëzore, fatkeqësisht jeta njerëzore nuk ka të njëjtën vlerë për të gjithë. Dhe dua të them se ka përgjegjësi të mëdha me politikën e migracionit që Europa ka ndjekur prej vitesh, një politikë migracioni që e kthen Mesdheun, detet tona, në varre. Mendoj se është koha për të thënë të vërtetën sepse kjo politikë duhet të ndryshojë.

Nën një qeveri konservatore në pushtet deri në muajin e kaluar, Greqia mbajti një qëndrim të ashpër ndaj migracionit, duke ndërtuar kampe me mure dhe duke rritur kontrollet kufitare. Mitsotakis beson se një votim i dytë do t’i japë Demokracisë së Re shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme. Sondazhet e opinionit tregojnë se vlerësimet e Demokracisë së Re u rritën përpara votimit të dytë.

GAZETARE: LIVIA KALLFA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share