Gratë shtatzëna rrezikohen rëndë nga ajri i ndotur

Ajri i ndotur është më i dëshëm sesa pirja e duhanit për gratë shtatzëna, sipas një studimi të bërë në SHBA.

Gratë që presin të bëhen nëna, kanë rrezik të madh ndaj komplikacione nga ekspozimi ndaj tymit të makinave dhe mbetjeve industriale.

Marrja në sasi të madhe e këtyre elementëve ndotës të ajrit rrit rrezikun për presion të gjakut gjatë shtatzënisë, sipas studimit.

Dr. Xiaohui Xu, ndihmësprofesor i epidemologjisë në “Public Health and Health Professions and Medicine” deklaron: “Zhvillimi i fetusit është shumë i ndjeshëm ndaj faktorëve mjedisorë”.

“Për këtë arsye ne duam të bëjmë kërkimin. Hipertensioni në veçanti është i lidhur me sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë, duke shkaktuar shumë probleme për nënën dhe fetusin, duke përfshirë dhe lindjen e parakohshme”, shtoi Xu.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share