Në Poliklinikën e Shuto Orizares u hap ordinanca e re obstetrike gjinekologjike në IPSH “MAJKA B&M”, e cila duhet të tejkalojë problemin e qasjes në shërbimet gjinekologjike në këtë komunë, raporton Klan Maqedoni.
Lëvizja civile AVAJA informoi se kanë arritur të gjejnë një zgjidhje dhe një donacion që klinika gjinekologjike të punësojë një infermiere për gjashtë muajt e parë për të ofruar shërbime mjekësore për më shumë se 10 mijë gra rome nga Shuto Orizare. Pas gjashtë muajsh infermierja do të punësohet nga vetë ordinanca obstetrike gjinekologjike.
“Kemi kënaqësinë e veçantë të ju njoftojmë se ka filluar funksionimin zyra gjinekologjike e Dr. Krsteski në Poliklinikën në Shuto Orizare. Orari i punës është nga e hëna deri të premten nga ora 7:00 deri në 3:00 pasdite, kurse të mërkurat 12:00 pasdite deri në 8:00”, thonë nga OJQ Avaja.
Klan M disa herë ka raportuar për mungesën e një gjinekologu amë në Komunën e Shuto Orizares. Ku mbi 10 mijë gra endeshin prej një ordinancë në tjetër në mungesë të gjinekologut amë në komunën ku jetojnë. Ndërsa numri më i madh lehonave të vdekur janë pikërisht nga komunetiti rom, tregojnë statistikat e organizatave joqeveritare./KlanMacedonia
Përgatiti: Arbana Q. Klimenta