Granit Xhaka, mesfushori i Kombëtares së Zvicrës u shpall kampion me Bayer Leverkusenin pa asnjë humbje në Bundelsiga.
Mesfushori shqiptar theu çdo rekord këtë sezon me fanellën “kuqezi”, shkruan Indeksonline
Xhaka sipas statistikave, është lojtari me më së shumti prekje të topit, më së shumti tentime për pasim dhe me më së shumti pasime të sakta.
Kujtojmë që ky ishte titulli i parë i tij i ligës në karrierë dhe këtë e arriti duke mos humbur asnjë ndeshje, jo vetëm në Bundesliga – por momentalisht në të gjitha garat.
Xhaka dhe Leverkuseni do të luajnë edhe dy finale këtë sezon, në DFB Pokal dhe në UEFA Europa League.