Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, pas humbjes së ekipit të tij ndaj Brazilit (0:1).
I pyetur nëse do të ketë një motiv shtesë kundër Serbisë, Xhaka tha:
“Për mua nuk ka rëndësi nëse luaj kundër Serbisë, Brazilit apo Kamerunit. Unë jam profesionist, si të tjerët këtu. Gjithmonë qasem njësoj”.
Ai nuk mund të krahasojë Serbinë katër vjet më parë dhe tani.
“Është e vështirë të thuash. Serbia ka kualitete të ndryshme se Brazili që luan në terren gjatë gjithë kohës, por Serbia e ka Mitroviqin, është i rrezikshëm në krahë”.
Xhaka i shmanget pyetjeve lidhur me ndeshjen e fundit mes Zvicrës dhe Serbisë (në vitin 2018).
“Nuk ka asgjë nga ajo histori. Ne jemi Zvicra, ata janë Serbia, ne jemi këtu për të luajtur futboll. Le të fitojë më i miri”, ka përfunduar Xhaka.