Gjykata Kushtetuese shfuqizoi përkohësisht udhëzimin me të cilën u vendos grafa për përkatësinë etnike në certifikatat e lindjes. Gjykata, siç përcjell KlanM, ka dhënë “masë të përkohshme” deri në sjelljen e vendimit përfundimtar, ndërsa diskutimi për këtë çështje do të vijojë në seancë tjetër.
Sipas arsyetimit të gjykatës, nuk është respektuar as afati ligjor për shpalljen e udhëzimit në Gazetën Zyrtare.
Seancën e Kushtetuesës e ndoqi nga afër edhe ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.
Lloga e ka komentuar si tendecioze veprimin e Kushtetueses, duke thënë se me këtë, hapet kutia e Pandorës, pasi sipas tij, ka pasur edhe ligje të tjera të cilat janë shpallur në gazetë, pas afatit të përcaktuar ligjor./KlanMacedonia