Një argjendari në Suharekë të Kosovës është grabitur nga persona të armatosur. Katër autorë morën pjesë në këtë grabitje, sipas mediave të Kosovës.
Tre prej tyre grabisnin bizhuteritë, ndërsa i katërti bënte roje jashtë argjendarisë.
Një polic që ndërhyri gjatë grabitjes mbeti i plagosur me armë zjarri pasi u sulmua nga autorët. Efektivi raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grabitësit kanë arritur që të largohen nga vendi i ngjarjes dhe Policia e Kosovës është vënë në ndjekje të tyre.
/tvklan.al