Gjykata Themelore e Prizrenit ua ka caktuar një muaj paraburgim dy personave, që dyshohet se ndihmuan në kryerjen e grabitjes së argjendarisë në Suharekë.
Masa e paraburgimit ndaj F.T dhe A.B, do të llogaritet nga data 25 nëntor 2023.
Nga afër procesin gjyqësor e ka ndjekur gazetari i Klan Kosovës Haris Ademi.
Sipas dosjes së Prokurorisë, i pandehuri A.B., duke prezantuar letërnjoftimin e tij në kompaninë “Ipko” në Mitrovicë blen 10 numra të telefonit për të pandehurin F.T., dhe këta numra ia dorëzon F.T.
Njëri prej këtyre numrave të telefonit përdoret për të kontaktuar pronarin e automjetit nga i cili grabitësit e blejnë automjetin, i cili përdoret gjatë grabitjes në Suharekë.
Po ashtu, grabitësit nga aparati telefonik që e kanë përdorur këtë numër komunikojnë mes vete me dy numra të telefonisë “Ipko” gjatë dhe menjëherë pas grabitjes më 22 nëntor 2023.