Grabitja në Kumanovë/ MPB zbardh rastin – arrestohen dy persona!

Policia e Kumanovës ka arrestuar dy persona nga fshati Bukoviq i Shkupit për grabitjen e djeshme në Kumanovë, njoftoi MPB-ja.

Sipas policisë bëhet fjalë për 28 vjecarin me iniciale M.A dhe 32 vjecarin me iniciale E.A. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe ndaj tyre do të inicohet kallëzim adekuat penal.

“Ata dyshohen se më 15 Mars rreth orës 20.20 në rrugën “Done Bozhinov” në Kumanovë me automjetin “Renxh Rover” me targa të Shkupit kanë goditur automjetin “Folksvagen Pasat” që drejtohej nha 63 vjecari me iniciale S.S nga Kumanova, ku kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, i kanë marrë valixhen me para dhe më vonë kanë djegur makinën “Renxh Rover” – thonë nga MPB.

Mediat kanë raportuar se viktimë e sulmit ka qenë një pronarë këmbimoreje kurse jozyrtarisht sulmuesit kishin arritur t`ia merrnin 150.000 euro, kanë djegur makinën e sulmit dhe me janë arratisur me makinë tjetër të panjohur. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share