Grabitja me armë e argjendarisë në Suharekë, një polic mbetet i plagosur

Një plaçkitje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në Suharekë. Cak i plaçkitjes ka qenë një argjendari.

Poashtu raportohet se ka patur edhe shkëmbime me armë mes plaçkitësve dhe policisë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, ka bërë me dije se një polic ka mbetur i plagosur.

“Rasti ka ndodhur në një dyqan, katër persona të dyshuar janë të përfshirë në këtë rast, njësitë relevate policore janë të përfshirë në këtë rast. Një polic ka mbetur i plagosur në këmbë dhe është dërguar për trajtim mjekësor, Rasti po vazhdon të hetohet”, tha Veseli.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share