Hajdutët largohen me 1 mln dollarë dhe bizhuteri
Shtëpia e nënës së Beyoncé , Tina Knowles është grabitur nga hajdutët. Ata hynë në shtëpinë e saj në Los Anxhelos dhe u larguan me më shumë se 1 milion dollarë para dhe bizhuteri.
Biznesmenja dhe stilistja 69-vjeçare po shoqëron vajzën e saj në të gjithë botën në turneun e saj dhe nuk ishte në rezidencën e saj gjatë ngjarjes. Policia tha për median “TMZ” se po vazhdojnë hetimet.
Autoritet amerikane po kërkojnë materiale video dhe po intervistohen edhe fqinjët, por deri më tani ende nuk kanë mundur të mësojnë identitetin e autorëve dhe se si mundën të hynin në shtëpi dhe të merrnin kasafortën. 69-vjeçarja ende nuk ka reaguar për ngjarjen.
Tina Knowles është emri i fundit pas një sërë emrash të njohur si Tommy Lee, Ellen DeGeneres, Christina Milian, Bella Thorne, Rihanna , Jeff Bezos, Wiz Khalifa dhe Post Malone të cilëve gjithashtu u janë grabitur shtëpitë.
Klan News