Grabitet në mes të ditës argjendaria në Paris

2 persona morën bizhuteri me vlerë miliona euro

Ky filmim tregon momentin kur dy grabitës të armatosur, dalin nga një argjendari në mes të Parisit, në mes të ditës dhe largohen me motor.

Pamjet e filmuara nga kalimtarë të rastit tregojnë se grabitësit mbanin kaskë motoçiklete për t’u maskuar dhe kërcënuan edhe kalimtarët të largoheshin nga trotuari ku kishin parkuar motoçikletat. Policia është vënë në kërkim të tyre, ndonëse asnjë patrullë nuk u gjend në atë moment në mes të kryeqytetit francez. E njëjta argjendari ra pre e grabitjes edhe dy vite më parë, kur vlera e sendeve të vjedhura ishte 11 milionë euro.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share