Gostivari pas 80 viteve rikthen traditën e çeljes së iftarit me krismën e topit

Në Balindoll të Gostivarit është rikthyer tradita e vjetër e çeljes së iftarit me krismën e topit, kjo falë iniciativës së banorëve të fshatit.

Në iftarin e parë për këtë muajt të agjërimit në botën Islame, në fshatin Balindoll u shtruar iftar kolektiv dhe u realizua me shumë origjinalitet krisma e topit, një simbol i botës Islame për lajmërimin e thirrjes së ezanit të akshamit, respektivisht ardhje së iftarit.

“Në iftarin e parë të Ramazanit në fshatin Balindoll u rikthye tradita e çeljes së iftarit me krismën e topit, si dhe u shtrua iftar publik për banorët dhe të ftuarit. Falënderojmë organizatorët në krye me z. Mitat Fidani, imamët H. Sead ef. Fetai dhe Mr. Muhamed ef. Selimi, koordinatorin e SHMI Medreseja ISA BEU – Gostivar, Prof. Afrim ef. Alija, hoxhallarët: H. Ibrahim ef. Abduraimi, Ensar ef. Memedi, Mevlan ef. Kamberi, Bujamin ef. Bajrami”, u shpreh muftiu i Gostivarit, Sabauhudin Zendeli, i cili pati fjalë përshëndetëse duke treguar mbi vlerat e Ramazanit dhe formën e tillë të iftarit.

Në këtë iftar prezent ishin kryetari i komunës Arben Taravari, kryetari i BDI – Gostivar Valdet Xhaferi, ish kampioni botërorë në mundje z. Shaban Tërstena, si dhe shumë personalitete të tjera. /Flaka Media

Lexo gjithashtu
Total
0
Share