Skuadrat e Ligës së parë po i zhvillojnë ndeshjet e fundit kontrolluese para fillimit të pjesës së dytë të kampionatit që është caktuar për 18 shkurt me ndeshjet e javës së 19-të.
Kështu që sot ndeshje kontrolluese kanë zhvilluara ekipi i Gostivarit dhe Tikveshi i Kavadarit, pas 90 minutave lojë fitues ka dal Gostivari duke fituar me rezultatin 3-1, me golat që I realizuan Jonus, Antimven dhe Kirovski, ndërsa golin e vetëm për Tikveshin e realizoi Danoski.
Kujtojmë se në xhiron e 19-të me 18 shkurt, Gostivari është nikoqire e Vardarit, ndërsa Tikveshi mysafire e Bregallnicës në Shtip./tvklan.mk