Dje në SPB Tetovë një 56 vjeçar ka raportuar se është mashtruar nga një person nga Shkupi i cili është paraqitur si biznesmen dhe i ka ofruar produkte në vlerë prej 2000 euro, përcjellë Klan M.
Pasi janë marrë vesh në telefon, denoncuesi i ka dërguar paratë me taksi, por produktet nuk i janë dorëzuar dhe më pas ka kuptuar se është mashtruar, njoftojnë nga SPB Tetovë, nga ku thonë se po marrin masa për zbardhjen e rastit.