Gostivar: Shoferi 18-vjeçar përplas një të mitur

MPB bën me dije se dje në ora 18:00 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “101” në Gostivar automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Polo” me targa të Gostivarit i drejtuar nga 18-vjeçari N.Z. Balindol nga Gostivari ka goditur një të mitur nga Gostivari.

“Në aksident e mitura ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Muradi” në Gostivar dhe pak më vonë N.Z. është privuar nga liria”, theksojnë nga MPB.

Ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Gostivarit ka bërë këqyrje të vendit të aksidentit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share