Gostivar, fillojnë punimet në rrugën Banjicë e Epërme – Banjicë e Poshtme

Filluan punimet për ndërtimin e rrugës Banjicë e Epërime – Banjicë e Poshtme në gjatësi prej 1.230 metra, njftojnë nga Komuna e Gostivarit.

Projekti për ndërtimin e kësaj rruge zgjidh problemin shumëvjeçar të këtyre dy fshatrave duke krijuar infrastrukturë rrugore bashkëkohore.

Ky projekt është në kuadër të Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Komunës së Gostivarit dhe Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, si pjesë e projektit të Bankës Botërore “Projektet e Lidhjes Lokale”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share