UEFA: Më i votuari, perla ndaj Polonisë
Goli i Jasir Asanit ndaj Polonisë më 10 Shtator në Tiranë dhe e transmetuar në Tv Klan u votua si më i bukuri i javës së gjashtë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2024.
Goditja e tij nga jashtë zone që hapi rrugën drejt fitores u vlerësua si më spektakolari i të gjitha përballjeve në anketën e UEFA-s. Topi ishte i pakapshëm për portierin Shezni, i cili ia pranoi vetë mesfushorit me tipare sulmuese.
Kjo nuk është hera e parë që goli i Jasir Asanit përgjigjet si më i miri në këtë fushatë kualifikuese të Euro 2024. Edhe ai i realizuar ndaj Moldavisë më 17 Qershor po në Tiranë meritoi këtë vlerësim për javën e tretë, pasi mori më shumë vlerësime nga tifozët në anketën e hapur online.
Ndërsa në të katërtën fitues u shpall ai i realizuar nga Kristjan Asllani në transfertë ndaj Ishujve Faroe më 20 Qershor. Shqipëria ka shanse të kualifikohet edhe një herë në finalet e një Europiani pas atij të 2016 dhe këtë po e kërkon me ngulm.
Tv Klan