Goglat i sjellin fat, Ballkani mëson kundërshtarin e radhës në Evropë

Ballkani do të përballet me skuadrën nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps, nëse kalon në turin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Shorti është hedhur sot në Nion të Zvicrës.

Goglat e shortit i kanë sjell fat suharekasve, të cilët kanë shmangur në short skuadra të vështira si Ferencvaros, Dinamo Tbilisi dhe Farul.

Por, për të kaluar në xhiron e tretë të rrethit kualifikues në Ligën e Konferencës, Ballkani do të duhet të kalojë pengesën e saj në xhiron e dytë. Kjo pengesë është Larne, skuadra kampione e Irlandës së Veriut.

Ndeshja e parë mes Ballkanit dhe Larne do të zhvillohet të martën në Fadil Vokrri.

Aktualisht në garë në Ligën e Konferencës kanë mbetur tri skuadra kosovare: Ballkani, Drita dhe Dukagjini.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share