Goditja e parë e Milanit mbërrin në Milano, gati për firmën

Divock Origi sapo ka ateruar në Milano për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe më pas për të nënshkruar kontratën.

Origi do t’i bashkohet AC Milanit në një transferim falas nga Liverpool, pasi do t’i përfundojë kontrata me 30 qershor.

Belgu mori oferta nga klubet në Angli, Gjermani dhe Spanjë, por ai vendosi t’i refuzojë të gjitha për t’iu bashkuar Milanit, transmeton Klankosova.tv.

Villarreal eksploroi mundësinë ditë më parë, por në asnjë mënyrë – Origi donte AC Milan pas shumë vitesh të shkëlqyera në Liverpool.

Origi gjatë sezonit të kaluar ka zhvilluar 18 paraqitje, derisa ka kontribuar me 6 gola dhe 4 asistime.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share