Goditja e grupit që shpërndante kokainë, Tv Klan siguron pamjet kur droga shitej tek klientët

“Më sill pica”, kodi që përdornin shpërndarësit e kokainës

Ky është momenti kur një nga anëtarët e grupit të shpërndarësve të drogës, me drejtues 35-vjeçarin, Herald Rexhepaj, i shet doza kokaine një klienti te tyre në zonën e Kodrës së Diellit në kryeqytet.

Takimet mes shitësve të drogës dhe klientëve të tyre bëheshin në rrugë, aty ku dhe janë filmuar dhe nga agjentët e hetimit të narkotikëve në policinë e Tiranës.

“Më sill birra ose pica”, ishin kodet që përdorinin klientet e tyre kur porosisnin doza kokaine dhe kanabisi tek grupi që lëndën narkotike ka dyshime se e siguronte në zonën e Fushë-Krujës e më pas e shpërndante në kryeqytet.

Baza e grupit ishte tek zona e Kodrës së Diellit, aty ku dhe banonte Herlad Rexhepaj së bashku me bashkëjetuesen e tij, Viola Bendaj. Këto dy të fundit dyshohet se drejtonin dhe grupin e shpërndarësve,

35-vjeçari, Rexhepaj nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi dhe më herët ka qenë i ndaluar për drogë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share