Goditi me grusht Berishën, Gert Shehut i komunikohet në spital masa e arrestit

31-vjeçari Gert Shehu, i cili goditi me grusht gjatë protestës së djeshme, kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën i është komunikuar masa e arrestit në spital.

Klan News raporton se Gert Shehu nuk ka pranuar që të japë deklarime të plota rreth asaj që ka ndodhur ditën e djeshme gjatë zhvillimit të protestës së opozitës. 31-vjeçari ka thënë se “do të flasë në një moment të dytë”.

Gert Shehu, u shpëtoi nga duart truprojave dhe arriti që të godiste me grusht kreun e PD-së, Sali Berisha, teksa ky i fundit po marshonte për në bulevard.

Ngjarja ndodhi në rrugën që lidh selinë e Partisë Demokratike me bulevardin Dëshmorët e Kombit. Menjëherë kanë ndërhyrë truprojat e Berishës dhe simpatizantët të Partisë Demokratike, të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e 31-vjeçarit.

Më pas kreu i opozitës Sali Berisha edhe pse me shenja në fytyrë, vazhdoi rrugën drejt protestës aty ku mbajti edhe fjalim.

Ndërkohë, sipas një vërtetimi mjekësor rezulton se Gert Shehu që prej vitit 2018 vuan nga probleme të shëndetit mendor./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share