Goditi Bebe Rexhën me celular në fytyrë kur po bënte shqiponjën me duar, ndalohet autori

3 të qepura për të mbyllur plagët

Këngëtarja me origjinë shqiptare po bënte me duar shqiponjën, gjatë një koncerti në Nju Jork, kur njëri nga të pranishmit hedh në drejtim të saj një celular.

Pjesëmarrësit e shoqërojnë me duartrokitje, teksa ajo largohet nga skena për të marrë ndihmën mjekësore.

Stafi pranë yllit të muzikës Pop bëri të ditur se iu deshën tre të qepura për t’i mbyllur të çarat që i shkaktoi goditja në fytyrë. Ndërsa sulmuesi, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur u shoqërua nga policia për t’u marrë në pyetje mbi motivet.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share